question
A është Jezusi Mesia?
Ai që prisnim
Shpesh dëgjojmë se Jezusi na shpëtoi duke vdekur për ne në kryq dhe se kushdo që beson në të ka jetë të përjetshme.
Pikërisht shpëtimi i jetëve është roli i Mesias, atij që Izraeli e priste prej kohësh.
Por a është vërtet Jezusi ai Mesia? Apo duhet të presim dikë tjetër?
Pjesa më e madhe e asaj që dimë për të zgjedhurin vjen nga një profet i vetëm, Isaia, që jetoi rreth 700 vjet para lindjes së Jezusit. Le ta hapim bashkë librin e tij për të parë çfarë priste ai, e pastaj t’i lëmë dëshmitarët okularë të Jezusit të flasin vetë.