Kalo te përmbajtja kryesore

Ndihem i humbur, i thyer…

Person walking

“Ndihem i humbur, pa shpresë, i thyer dhe i vetmuar. Jam krejt vetëm për të luftuar me këtë jetë të kotë dhe askush nuk shqetësohet për mua.” – kështu ndihemi ndonjëherë.

22Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.
( Psalmet 55:22 )
18Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.
( Psalmet 34:18 )

Së pari, ti nuk je vetëm. Perëndia ynë, që krijoi Tokën dhe Qiellin, është tani pranë teje. Dhe Ai të solli në këtë faqe. Në këtë botë nuk ka rastësi dhe asgjë nuk ndodh pa kujdesin e Perëndisë.

29A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër? Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie për tokë pa dashjen e Atit tuaj.
( Mateu 10:29 )

Hape zemrën tënde para Zotit, Perëndisë tënd, dhe mos ki frikë.

28Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje.
29Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.
30Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!''.
( Mateu 11:28-30 )
10Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.
( Isaia 41:10 )

Dhimbja që ndien dhe vështirësitë që ke nuk janë më vështirësitë e tua. Tani ato janë vështirësitë e Zotit, Perëndisë tënd.

22Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.
( Psalmet 55:22 )
7dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.
( 1 Pjetrit 5:7 )

Tani, merre zemrën tënde — zemrën që të solli këtu — dhe jepja Zotit.

26Do t'ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t'ju jap zemër prej mishi.
27Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia.
( Ezekieli 36:26-27 )

Fryma që more nuk është fryma e atij që ishe më parë, nuk është frymë frike.

7Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.
( 2 Timoteut 1:7 )

Ndieje frymën brenda teje, ty të ri.

13Dhe Perëndia i shpresës le t'ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!
( Romakëve 15:13 )

Kjo frymë nuk është e përkohshme, nuk është diçka vetëm për sot…

39as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
( Romakëve 8:39 )

Tani, lëre jetën tënde të vjetër dhe ndiq Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tonë të vetëm, Birin e Perëndisë së gjallë.

12Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: ''Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës''.
( Gjoni 8:12 )
Bibla Shqip 1994 (ALBB)