Kalo te përmbajtja kryesore

christianity

Kush është Jezusi dhe pse ka kaq shumë rëndësi?

Kush është Jezusi?

Njeri? Profet? Biri i Perëndisë, apo vetë Perëndia? A ka vërtet diçka të veçantë tek ai?

Ai ishte guri i qoshes që ndërtuesit e hodhën tej, i refuzuar nga ekspertët e Tevratit, një gur që e bëri njerëzimin të pengohej. E megjithatë ai u bë njeriu më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë mbi tokë. Jeta dhe mësimet e tij e ndanë njerëzimin në tri fe të mëdha abrahamike.

Çfarë ka kaq të veçantë në atë që bëri ai për njerëzimin? Si ndodhi dhe pse? Le ta zbulojmë.

Jakobi u mundua me Perëndinë dhe fitoi. Çfarë do të thotë kjo?

Kur Jakobi po kthehej në shtëpi për të takuar vëllanë e tij, Esaun, u mund gjithë natën me Perëndinë, dhe në agim i thanë se kishte fituar. Çfarë do të thotë kjo? Si mund të fitojë një njeri i thjeshtë kundër Perëndisë?

Nata te lumi

Jakobi po kthehej pas njëzet vjetësh larg shtëpisë. Dikur ishte larguar nga shtëpia sepse Esau donte ta vriste. Tani dëgjoi se Esau po vinte ta takonte me një ushtri:

Si ta ndjekim Perëndinë? Si do Perëndia që të jetojmë?

Gjatë jetës sonë, ndërsa rritemi në moshë, shpesh na shkojnë ndër mend mendime se si të jetojmë drejt, si të veprojmë siç duhet, ku ta kërkojmë lumturinë dhe kuptimin e vërtetë të jetës. Kënaqësinë nuk e gjejmë as te blerjet e shtrenjta, as te arritjet tona...

Kemi dëgjuar se Jezusi na shpëton jetën. A mjafton kjo, apo duhet të bëjmë edhe vetë diçka?

Pse ka kaq shumë kisha të krishtera?

Ka kaq shumë kisha në botë, secila me një tërësi të ndryshme traditash, ritesh dhe besimesh. Me cilën prej tyre duhet të bashkohemi?

Katolike, ortodokse, baptiste, luterane, metodiste, presbiteriane... Ka dhjetëra emërtime të mëdha të krishtera dhe shumë kisha shpesh distancohen nga kishat e tjera, duke theksuar dallimet në rite dhe në besime.

A është mirë për krishterimin që të ketë kisha të ndryshme, në mënyrë që secili të bashkohet me kishën që i përshtatet më shumë?