Çfarë do të thotë „Duani armiqtë tuaj“?
Ne mund ta duam të afërmin tonë, familjen dhe miqtë tanë. Por çfarë do të thotë ta duash armikun? A duhet vërtet ta bëjmë këtë?
44Por unë po ju them: "Duajini armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin,( Mateu 5:44 )
Që në teori nuk duket aspak e lehtë, ndërsa në praktikë duket pothuajse e pamundur. Dhe a është vërtet e nevojshme?…
Le të shohim si e shpjegon Jezusi këtë.
44Por unë po ju them: "Duajini armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin,45për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.46Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?47Dhe nëse përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?48Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej''.( Mateu 5:44-48 )
Në të vërtetë, po të shohim përreth, vërejmë se të gjithë marrin diell e shi dhe ajër të pastër për të marrë frymë. Ne dhe armiqtë tanë u vendosëm në këtë botë të mrekullueshme, me peizazhe që të lënë pa frymë dhe kafshë madhështore…
Po të shohim më thellë, vërejmë se armiqtë tanë kanë pasur nënë e baba ashtu si ne, qoftë që i kanë njohur, qoftë jo. Dhe ndoshta prindërit e tyre i kanë dashur aq sa na kanë dashur ne prindërit tanë.
Ja një citat nga një libër me Sherlock Holmesin i Arthur Conan Doyle-it, ku një motër vajtonte vëllanë e saj të vrarë, i cili ishte një nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit...
„Për gjithë botën ai ishte njeriu i dhunës, gjysmë kafshë e gjysmë demon; por për të mbeti përherë djali i vogël kokëfortë i vajzërisë së saj, fëmija që i ishte kapur pas dorës.“
A mund të jetë armiku ynë dikush që në të vërtetë e duam?
Përfytyroni si Ati ynë qiellor i fryu jetë të re atij që tani e quajmë armik, u kujdes për të kur ishte në barkun e nënës, pastaj e solli në jetë, i dha veshje, ushqim për të ngrënë dhe ujë për të pirë gjithë këto vite… Dhe tani pret me mall ta marrë përsëri fëmijën e Tij të humbur, ta shohë të buzëqeshë sërish dhe ta thërrasë përsëri Atin e tij qiellor: „Baba!...“. Perëndia e do atë aq sa na do ne.
Le të kujtojmë si Davidi ia kurseu jetën armikut të tij Saulit, i cili vazhdonte ta ndiqte dhe të përpiqej ta vriste.
3Me të arritur në vathët e deleve gjatë rrugës, ku ndodhej një shpellë, Sauli hyri brenda saj për të bërë një nevojë natyrale. (Davidi dhe njerëzit e tij ishin në fund të shpellës).4Njerëzit e Davidit i thanë: "Kjo është dita gjatë së cilës Zoti të thotë: "Ja, unë po ta dorëzoj në dorën tënde armikun tënd; bëj me të ç'të duash"". Atëherë Davidi u ngrit dhe pa u diktuar preu një cep të mantelit të Saulit.5Por pas kësaj Davidit i rrahu zemra, sepse i kishte prerë cepin e mantelit Saulit.6Kështu u tha njerëzve të tij: "Të më ruajë Zoti nga kryerja e një veprimi të tillë kundër zotërisë sime, kundër të vajosurit të Zotit, nga shtrirja e dorës sime kundër tij, sepse është i vajosuri i Zotit".( 1 i Samuelit 24:3-6 )
Ja fjalët e Davidit drejtuar Saulit për këtë:
12Zoti le të vendosë midis teje dhe meje dhe Zoti le të më marrë hakun kundër teje; sepse unë nuk do ta ngre dorën kundër teje.13Ashtu si thotë proverbi i lashtë: "Ligësia vjen nga të liqtë". Por unë nuk do ta shtrij dorën time kundër teje.( 1 i Samuelit 24:12-13 )
Një tjetër shembull se si t’i duam armiqtë tanë është vetë Jezusi. Le të shohim çfarë tha Jezusi për ata që e keqtrajtonin dhe e kryqëzonin.
34Dhe Jezusi tha: ''O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç'bëjnë''. Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.( Luka 23:34 )
Dhe këto janë fjalët e Stefanit kur po vdiste pasi e kishin vrarë me gurë.
54Kur i dëgjuan këto fjalë, ata thereshin në zemër të tyre dhe kërcëllonin dhëmbët kundër tij.55Por ai, mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë,56dhe tha: ''Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë''.57Por ata, duke lëshuar britma të forta, i zunë veshët dhe të gjithë tok u sulën mbi të;58dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul.59Kështu e vranë me gurë Stefanin, që i thërriste Jezusit dhe thoshte: ''O Zoti Jezus, pranoje frymën time!''.60Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të lartë: ''O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!''. Dhe, si tha këtë, fjeti.( Veprat e Apostujve 7:54-60 )
Kur lexojmë një ngjarje të tillë, nuk do ta lidhnim veten me udhëheqësit judenj. Po sikur në të vërtetë të jemi ne ata që vrasim një lajmëtar të pafajshëm të Perëndisë, i cili na demaskon dhe na akuzon?… Ne nuk jemi pa mëkat, dhe zëri që ngrihet kundër nesh nuk është ngritur pa arsye.
Çfarë ndjetë ndaj udhëheqësve judenj kur lexuat se si e vranë me gurë Stefanin? Ndjetë zemërim, tërbim?… Po sikur të ndjenit hir ndaj tyre, sepse përpiqeshin të kishin të drejtë dhe t’i përmbaheshin ligjit, dhe e urrenin të demaskoheshin për gjërat që nuk i bënin mirë? Në shumë mënyra ne jemi si ata, dhe ata janë si ne. Le t’i duam pavarësisht nga gabimet e tyre. Dhe le të përpiqemi t’i duam armiqtë tanë, ashtu si i do Perëndia.
4Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,5nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;6nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,7i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.( 1 e Korintasve 13:4-7 )